Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Italiani i martuar me Albën, i zhdukur prej dy vjetësh në Shqipëri

18/05/2015
FOTO/ Italiani i martuar me Albën, i zhdukur prej dy vjetësh në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Nga autoritetet shqiptare një vit pas zhdukjes na u tha se Ivani kishte dalë nga Shqipëria përmes portit të Durrësit për në Bari. Por të dhënat në dokumente ishin të paplota dhe kishte mospërputhje. Në tetor shkova në Tiranë dhe takova Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili më shoqëroi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në Drejtorinë e Krimeve për të bërë denoncim, aty më thanë se nuk e njihnin rastin, por më premtuan se do nisnin hetimet”

Një shtetas italian rezulton të ketë humbur në Shqipëri. Denoncimi është bërë nga e motra e tij Barbara Pegan e cila ka deklaruar për televizionin italian “TG COM”, se Ivan Angelo, 43 vjeç, ka dy vjet që nuk bëhet i gjallë. Ajo ka thënë se vëllai i saj ka shkuar në Shqipëri që në qershor të vitit 2013.
Motra e Ivanit tregon se ai ka njohur në internet një shqiptare me emrin Alba. Ivani dhe shqiptarja flisnin shpesh në “Skype”, deri sa vendosën që të takoheshin në Tiranë, në prill të vitit 2013. Sipas rrëfimit të motrës, Ivani u njoh edhe me prindërit e vajzës dhe më pas vendosën që të martoheshin. Ivani u kthye sërish në Tiranë në qershor, kur edhe humbi gjurmët.
Por rrëfimi i motrës së Ivanit shkon më tej. Ajo dyshon se Ivani ka zbuluar diçka të pazakontë te Alba. Sipas saj bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh dhe se Alba nuk ishte ajo që hiqej. 43-vjeçari nuk përgjigjet as në telefon, as në e-mail apo në rrjetet sociale.
ivan angelo2Motra e tij, Barbara tregon se ditët e para ai telefononte shpesh. Ajo tregon se Ivani i kishte folur për një zënkë me Albën në një nga baret e Tiranës. Barbara vijon rrëfimin e saj duke thënë se nga i vëllai i është dorëzuar një çantë udhëtimi, ku ishte dhe lap-topi i tij, por pa hard-disk.
“Nga autoritetet shqiptare një vit pas zhdukjes na u tha se Ivani kishte dalë nga Shqipëria përmes portit të Durrësit për në Bari. Por të dhënat në dokumente ishin të paplota dhe kishte mospërputhje. Në tetor shkova në Tiranë dhe takova Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili më shoqëroi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në Drejtorinë e Krimeve për të bërë denoncim, aty më thanë se nuk e njihnin rastin, por më premtuan se do nisnin hetimet”, thotë motra e Ivanit.
ivan angeloItaliani Ivan Angelo Pegan, 43 vjeç, rezulton i zhdukur që prej 22 qershorit të vitit 2013, në zonën e Kamzës në Tiranë. Sipas denoncimit të së motrës, 43 vjeçari ka qenë me siguri në Tiranë në periudhën  nga data 15 deri më 22 qershor 2013, dhe që nga ajo datë nuk ka më asnjë gjurmë të tij.
Nga të dhënat që përcjell e motra, ai është rreth 170 cm i gjatë, me sy gështenjë dhe me një tatuazh në parakrah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.