Një automjet tip “A Class Benz” është djegur rreth orës 03:05 minuta të mëngjesit të sotëm në afërsi të zonës së “Skelës”. Mjeti me Targa AA 150 PS, ishte i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët, çka ka hedhur dyshimin te policia se kanë të bëjnë me zjarrvënie të qëllimshme, por burime nga policia e Vlorës nuk përjashtojnë as mundësinë e ndonjë defekti teknik që mund të ketë shkaktuar zjarrin. Automjeti ka qenë i parkuar në kohën që është përfshirë nga flakët.
Banorët e pallateve pranë kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij zjarri.
Policia po heton në dy pista, atë të një zjarrvënie të qëllimshme si dhe për shkak të një shkëndije elektrike. Pronari i makinës ka thënë për grupin hetimor se nuk ka konflikte me njeri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/