Fushë Mamurras, vëllai vret me armë zjarri vëllanë, arrestohet

Fushë Mamurras, vëllai vret me armë zjarri vëllanë, arrestohet

63
0
Shares

Në mesnatë një krim brenda familjes ka ndodhur në Fushë Mamurras. Si pasojë e një grindje ende të pasqaruar nga policia, vëllai ka vrarë vëllanë në banesën e viktimës. 33 vjeçari Fabian Sela, i martuar dhe me dy fëmijë, është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij nga i vëllai.
Autori i krimit Afrim Sela rreth 40 vjeç është arrestuar në vendngjarje nga policia e Kurbinit.
Familjarët po merren në pyetje në Komisariatin e Kurbinit për të zbardhur motivet që çuan në vrasjen e 33-vjeçarit.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në prezencën e familjes së viktimës, për një konflikt të vjetër, ende të pasqaruar.
Të dy vëllezërit i kishin banesat pranë njëri-tjetrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY