Avokatja e grupit të Kumanovës: Janë në gjendje të rëndë, me dhëmbë...

Avokatja e grupit të Kumanovës: Janë në gjendje të rëndë, me dhëmbë të thyer

55
0
Shares

Avokatja mbrojtëse e dy prej anëtarëve të grupit të Kumanovës, ka thënë se të arrestuarit nga aksioni i Policisë Maqedonase janë keqtrajtuar dhe janë në gjendje të keqe shëndetësore.
Artene Ademi-Iseini , ka treguar se dy klientët e saj kanë thyerje të dhëmbëve dhe hematoma nëpër trup nga rrahjet dhe keqtrajtimet e Policsë Maqedonase, raporton Klan Kosova.
“Valdet Zekaj, Bek Bajraj janë në gjendje është alarmante për shkak të dhunës fizike. Për shkak që është përdorur dhunë e tepërt gjatë arrestit të tyre nga Kumanova deri në gjykatën e Shkupit. Kanë të thyer dhëmbë dhe hematoma, ndërsa në njërin ka pasur ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë”, ka thënë avokatja Iseini.
“Përafërsisht gjendja e të gjithëve është e njëjtë, e rëndë. Këtu janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, asnjë konventë nuk e lejon atë keqtrajtim. Sa i përket veprës penale do të vazhdojmë punën ne si mbrojtjes. Kemi pasur takime nga ora 2 deri tash sa i e mbaruam takimin dhe janë të informuar edhe OSBE-ja dhe apelojmë te organizatat ndërkombëtare që të ndërhyjnë me ekipe mjekësore për shkak se gjendja e tyre nuk është e mirë”, ka thënë ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY