Reagimet e deputetëve Blushi dhe Malaj pas deklaratave të Erdogan, jehonë në...

Reagimet e deputetëve Blushi dhe Malaj pas deklaratave të Erdogan, jehonë në mediat turke

57
0
Shares

“Zaman” media opozitare në Turqi ka cituar në numrin e sotëm të saj reagimet e deputetëve shqiptar Ben Blushi dhe Arben Malaj pas deklaratave të presidentit turk Erdogan në Tiranë, i cili kërkoi mbylljen e aktiviteteve të financuara nga kundërshtari i tij politik Gulen, në vendin tonë.
Në shkrim citohet deputeti socialist Blushi i cili kritikoi kërkesën e Erdogan për mbylljen e shkollave.
Blushi i kërkoi qeverisë shqiptare që të refuzonte këtë kërkesë pasi Shqipëria nuk është një rajon i Turqisë dhe se asnjë president i një vendi tjetër nuk mund të bëjë të tilla kërkesa. Madje ai shtoi se Lëvizja e Gylen nuk ka vrarë askënd
Edhe ish ministri shqiptar i Financave Arben Malaj është cituar me reagimin e tij në rrjetin social “Facebook” duke thënë se cilësimi si organizatë terroriste i lëvizjes Gylen dhe kërkesa publike e Presidentit turk për ti trajtuar si organizatë terroriste duhet të kishte një përgjigje zyrtare publike nga autoritetet shqiptare.
Më tej ai shton se në qoftë se premtimet për projektet e deklaruara janë të kushtëzuara me plotësimin e kërkesës për mbylljen e institucioneve arsimore të lëvizjes Gylen – atëherë kjo jo vetëm për nga madhësia por sidomos nga kushtëzimi nuk është mbështetje ekonomike por një përpjekje për eksportimin e krizës politike të Turqisë në vendin tonë.
Malaj përfundon mesazhin e tij duke kërkuar reagimin dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamenti ndaj kësaj kërkese publike të Presidentit turk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY