“Kalo këtej nëse je gej”, mesazhi suedez për pushtuesit rusë

“Kalo këtej nëse je gej”, mesazhi suedez për pushtuesit rusë

55
0
Shares

Kur pushtuesi i afrohet vendit tënd, zakonisht nxirren armët, por përballë kërcënimit rus, disa aktivistë të shoqërisë civile në Suedi kanë zgjedhur të mbrohen në mënyrë mjaft origjinale.
Në ujrat e Stokholmit ata kanë vendosur një tabelë me drita LED në të cilën shkruhet “Mirësevini në Suedi, gej që prej vitit 1944″ ku gjithashtu përcillet me kodin mors mesazhi “Kalo këtej nëse je gej”.
Pjesëtarët e Shoqatës Suedezë për Paqe dhe Barazi, organizata më e vjetër e paqes në botë, kanë zgjedhur pikërisht këtë slogan, pasi ka qenë pikërisht vitit 1944 kur Suedia ka legalizuar homoseksualitetin.
Presidentja e shoqatës, Ana Ek, shpreson që me këtë mburojë të veçantë, qeveria suedeze do të nxitet të mendojë mënyra alternative për të mbrojtur territorin e saj, në vend që të përdorë armët, duke shpenzuar miliona.
“Është një fushatë humoristike që faktikisht trajton një çështje mjaft serioze. Tabela është futur në ujërat e detit Balltik pikërisht në të njëjtin vend ku forcat e armatosura suedeze po kërkonin për nëndetëse të huaja vjeshtën e kaluar”.
Dyshimet se nëndetëset ruse i ishin afruar ujërave territorial suedeze vitin e kaluar mobilizuan ushtrinë e Mbretërisë skandinave, ku mbi 200 trupa, anije dhe helikopterë nisën kërkimet në Balltik por nuk arritën të gjenin gjë.
“Me këtë fushatë donim gjithashtu të tërhiqnim vëmendjen ndaj militarizimit, idesë për zgjidhjen ushtarake të konflikteve dhe gjithashtu donim t’i kujtonim botës, jo vetëm Suedisë apo Rusisë, se parulla “bëni dashuri, jo luftë” nuk është shuar”.
Dhe me siguri që ushtarët e ashpër të Putinit, të cilët nuk janë kaq liberalë sa suedezët për sa i përket homoseksualitetit, me siguri që do të mendohen dy herë para se t’i afrohen Stokholmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY