Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fëmijët e emigrantëve në Greqi do të përfitojnë nënshtetësinë greke

15/05/2015
Fëmijët e emigrantëve në Greqi do të përfitojnë nënshtetësinë greke
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fëmijët e emigrantëve në Greqi do të përfitojnë nënshtetësinë greke, duke përmbushur disa kushte, ku kryesori është ai për ndjekjen e arsimit të detyrueshëm. Drafti i plotë është publikuar më në fund dhe pritet të miratohet nga parlamenti brenda ditëve të ardhshme. Kështu ka deklaruar ministrja e Politikave të Emigracionit, Tasia Christodoulopuolou, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e ABC News Robert Goro.
Në intervistë, ministrja e emigracionit, bën të ditur se cilat kategori përfitojnë nga dispozitat e reja.
“Kemi fëmijët që u lindën këtu, për të cilët parashikohet që të marrin nënshtetësinë, përderisa regjistrohen në klasën e parë fillore. Domethënë, nuk e marrin automatikisht sapo lindin.
Kemi kategorinë e dytë, të fëmijëve që ose kanë ardhur këtu në moshë të vogël, domethënë lindën në një vend tjetër edhe erdhën më vonë. Këtyre u jepet nënshtetësia me kusht që të kenë kryer arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar, ose shkollën e mesme në Greqi.
Kategoria e tretë janë ata që kanë kryer në Greqi shkollën e mesme dhe universitetin. Që edhe këta e marrin nënshtetësinë, si të rritur tashmë. Të tria këto kategori e gëzojnë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, pasi dëshmojnë plotësisht se janë integruar në shoqërinë greke”, shprehet Tasia Christodoulopuolou.
 Që në ditët e para të ardhjes në pushtet të SYRIZA-s, vetë Kryeministri Aleksis Tsipras kishte deklaruar se ligji për nënshtetësinë do të duhej të votohej menjëherë. Por u desh të kalonin plot katër muaj deri sa të vihej në rrugën e miratimit. Në intervistën ekskluzive për ABC News, ministrja e Emigracionit, Tasia Christodoulopoulou  thotë se arsyeja e vonesës lidhet vetëm me ngarkesën e parlamentit për shqyrtimin e drafteve më emergjente, që lidhen me negociatat që Greqia po zhvillon me partnerët.
“Dhe kështu nënshtetësia mbeti mbrapa, jo se nuk është një çështje emergjente dhe nuk na intereson jashtëzakonisht. Por mundej të priste pak, pse të interesuarit nuk humbasin ndonjë të drejtë, përderisa ne këtë të drejtë e kemi sanksionuar. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Projektligji do të futet në procesin parlamentar brenda dhjetë ditëve të ardhshme dhe besojmë se do të votohet me shumicë të konsiderueshme”, shprehet ministrja greke e Emigracionit.
 Pyetjes se a përbën rrezik mosmiratimi i këtij projektligji, pasi partnerët e SYRIZA-s në koalicionin qeveritar, Grekët e Pavarur, kanë kundërshtuar draftin për nënshtetësinë, ministrja i përgjigjet me garanci se nuk do të ketë asnjë problem.
“Po, besoj se do ta votojnë edhe parti të tjera, por besoj se do të votojnë edhe Grekët e Pavarur, të cilët i kemi informuar mbi përmbajtjen e draftit. Ashtu siç kam informuar edhe partitë e tjera, të cilat iu përgjigjën ftesës sime dhe u njohën me draftin para se të depozitohej në parlament. Besoj se nuk do të ketë asnjë problem për miratimin e tij”, përfundon ministra greke e Emigracionit Tasia Christodoulopuolou.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.