Deri tani 7 drejtues administrativ dhe teknik të Bankers Petroleum dhe kompanive nënkontraktorëve të saj janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Fierit, si përgjegjës për shpërthimet e gazit natyror në zonën e Marinzës, në ditët e para të prillit të këtij viti.
Prokuroria e Fierit po i heton këta persona për veprat penale “Shkatërrim i pronës” nga pakujdesia dhe “Ndotja e ajrit”, parashikuar nga nenet 161 e 201 të Kodit Penal. Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur dyshime dhe po zhvillon hetime ndaj shtetasve:
1. Leonidha Çobo, Drejtor i Përgjithshem i Bankers Petroleum;
2. Lane Gardipee, me detyrë supervizor shpimi i Bankers Petroleum për operacionet ditore të sondës 04
3. Wayne Gaunt, me detyrë menaxher për operacionet e shpimit të Bankers Petroleum;
4. Steve Hrushka, menaxher i sondës i shoqërisë “Simmons” në pusin 5761;
5. Mike Davy përgjegjës mbikqyr për operacionet e ekipit të shpimit, i shoqërise “Simmons”
6. Frenc Lazlo, supervizor i operacioneve të çimentimit, i shoqërisë “Rotary”;
7. Tibor Vargon, inxhinjer i operacioneve të çimentimit, i shoqërisë “Rotary”,
përvec hetimit për shpërthimin, Prokuroria e Fierit është në pritje të raportit nga Drejtoria e Tatimeve, lidhur me veprimtarinë financiare të kompanisë Bankers Petroleum.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/