Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Dëshmon komandant “Sula”: Dorëzimi u bë me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit

14/05/2015
VIDEO/ Dëshmon komandant “Sula”: Dorëzimi u bë me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës, por që deklaron se ka arritur t’u ikë policisë maqedonase. Pas dorëzimit të grupit, ai ka dhënë dëshminë e tij. Në një incizim ai thotë se në ngjarje ka qenë i përfshirë në ndërmjetësim mes policisë dhe grupit te Ali Ahmeti lideri i BDI­-së, dhe deputeti Artan Grubi.
Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha vjen me një dëshmi ekskluzive për Almakos nga ky takim mes tij dhe Komandant Sula. Ai thote se me shumë vështirësi ka arritur ta takojë dëshmitarin e vetëm të gjallë nga incidenti i armatosur në Kumanovë, e ai është Komandant Sula.
“Diku në malet e Karadakut në territorin e Maqedonisë me vështirësi të madhe e takova dëshmitarin e vetëm të luftërave te Lagjja e Trimave në Kumanovë – Komandant Sula. Ndëgjoni me vëmendje deklaratën e tij se si ka ndodh dorëzimi i ushtarëve tek policia maqedonase me ndërmjetësimin e Ali
Ahmetit”,  – thekosn Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha për Almakos, duke e sjellë edhe dëshminë audio (bashkëngjitur) , që thotë se e ke incizuar me dëshmitarin e fundit të rastit të Kumanovës – Komandant Sulën.

Mediat: U kapën të gjallë, policia i shpalli të vdekur
Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë  pjesëmarrës në betejën e Kumanovës dhe që deklaron se ka arritur t’i ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit, ka folur ekskluzivisht për gazetën “Zëri”.
Ai konfirmon se nga gjithë pjesëtarët e këtij grupi, tre prej tyre: Xhafer Zymberi – “Xhafa”, Mirasad Ndrecaj – “Nato” dhe Muhamet Krasniqi – “Malisheva”, kanë qenë të plagosur dhe se ata janë kapur të gjallë nga policia maqedonase.
“Deri në momentin e dorëzimit të grupit, e di që tre prej tyre kanë qenë të plagosur: Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj dhe Muhamet Krasniqi, të cilët të gjallë janë kapur nga policia maqedonase. E di që ata tre të plagosurit kanë qenë të gjallë, e më pastaj çka ka ndodhur më ta nuk e di, sepse policia
maqedonase ka bërë shpërndarjen e grupit”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.
Pak ditë më parë u raportua se Sulejman Osmani ishte pikërisht personi që ka treguar vendndodhjen e grupit të armatosur. Pas dorëzimit të tij bashkë me pjesëtarët e grupit, pasi ka treguar vendin e fshehtë të armëve, Osmani thotë se ka arritur t’u largohet policëve maqedonas nga fshati Brezë.
Ministra e Brendshme e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se në mesin e 14 të vrarëve janë edhe Mirsad Ndrecaj i njohur si komandant “Nato” si dhe Beg Rizaj i njohur si komandant “Begu”. Ndërsa për Xhafer Zymberin dhe Muhamet Kraniqin ende nuk ka informacione zyrtare nëse janë gjallë, apo u vranë të shtunën në Kumanovë, raporton “Zëri”.

Prokuroria: Janë 18 kosovarë të arrestuar
Prokuroria maqedonase ka konfirmuar për “Zëri” se numri i shtetasve të Kosovës të cilët janë arrestuar nga policia maqedonase si rezultat i konfliktit që ka ngjarë gjatë fundjavës në Kumanovë, është 18 persona.
“Tetëmbëdhjetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar si rezultat i aktiviteteve kriminale në lagjen e Trimave në Kumanovë”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë.
Pavarësisht raportimeve, prokuroria nuk jep detaje për numrin zyrtar të kosovarëve që janë vrarë.
“Bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë, është e ndaluar që të jepen informata për procedurën jetimore që mund të ndikoj në hetime. Kjo edhe është arsyeja pse në këto momente nuk mund të ju japim më shumë informata”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta

23/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

Stop/ “Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

23/03/2026
Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

Bolino shkarkon Ilir Babaramo nga “5 Pyetjet”, gazetari: M’u tha se nuk mund të kritikoj qeverinë. Çfarë ndodhi në studio

23/03/2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

23/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.