Shqiptarët i kthehen duhanit me të dredhur, Ministria e Financave shtrëngon masat...

Shqiptarët i kthehen duhanit me të dredhur, Ministria e Financave shtrëngon masat ndaj letrës dhe filtrave

759
0
Shares

Ministria e Financave ka bërë të ditur se do të përcaktojë një procedurë të re doganore, për mbikëqyrjen e shitjes brenda vendit të letrës së cigares, e cila përdoret vetëm për prodhim cigaresh. Mësohet se është gati projektvendimi i Qeverisë, i propozuar nga Ministria e Financave, për të përcaktuar një procedurë doganore mbikëqyrëse të importimit dhe prodhimit të lëndës së parë të prodhimit të cigareve në vend.
Projektvendimi shihet si pjesë e programit politik të qeverisë për minimizimin e informalitetit dhe kontrabandës në vend.
Ministria e Financave bën të ditur se gjatë analizimit të importeve të cigareve për periudhën katër mujore Janar- Prill 2015, u konstatua një ulje e importeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga analizimi i situatës së tregut të cigareve, u konstatua se gjatë kësaj periudhë 4-mujore është rritur importi i lëndës së parë që përdoret për prodhimin e paketave të cigareve, ku konstatohet se vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2015 janë importuar rreth 74 për qind e gjithë sasisë vjetore të vitit 2014.
Ministria e Financave, nisur nga ky konstatim, ka kërkuar një ndryshim në vendimin e qeverisë “Për dispozitat zbatuese të ligjit ‘Për akcizat’”, sipas të cilit, “importuesit/prodhuesit e produktit të ‘letrës së cigares’, ‘letrës së cigares në formë tubi, bashkë me filtër’, duhet të bëjnë kërkesë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të marrë autorizim importi/prodhimi për këto mallra”.
Sipas këtij ndryshimi, importuesi/prodhuesi i autorizuar, për çdo rast të importimit/prodhimit të mallrave të përcaktuara si më sipër, duhet të depozitojë si garanci përpara zhdoganimit, në një llogari bankare, 110 lekë për 20 copë “letër cigare në formë tubi” apo 110 lekë për 20 copë “letër cigare në formë tubi, bashkë me filtrin”, e cila do t’i çlirohet në datën e paraqitjes së dokumentacionit të shitjes, te depozituesit e miratuar si prodhues cigaresh, sipas legjislacionit në fuqi.
Ndryshimi i bërë sanksionon gjithashtu se në rastet kur një importuesi/prodhuesi të autorizuar për importimin/prodhimin e mallrave të përcaktuara më lart, i gjenden sasi të  padeklaruara  në import/prodhim ose vërtetohen shitje tek operatorë ekonomikë, që nuk janë  depozitues të miratuar prodhues cigaresh, ndaj tij zbatohen respektivisht, dënimet e parashikuara në “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Po ashtu i revokohet autorizimi si importues/prodhues i këtyre mallrave, si dhe i hiqet e drejta e rimarrjes së autorizimit për një periudhë dy (2) vjeçare.
Ministria e Financave, me këtë propozim të bërë, kërkon një procedurë doganore të monitorimit të lëvizjes brenda vendit të letrës së cigares, duke kushtëzuar  importuesin dhe prodhuesin që të vendosë një garanci bankare në shumën e akcizës së cigareve, që prodhohet me sasinë e importuar/prodhuar të letrës së cigareve dhe kjo letër të shitet vetëm tek prodhuesi i cigares.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY