Pollo, Veliaj të shpjegojë për paratë që s’janë kursime të nënës

Pollo, Veliaj të shpjegojë për paratë që s’janë kursime të nënës

63
0
Shares

Deputeti I PD-së Genc Pollo, kërkoi sot që kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës të sqarojë lidhur me akuzat që I bëhen atij për shpërdorimet e parave të shtetit për qëllime personale. “Veliaj të sqarojë se nga e ka të ardhurat e burimeve të tij. Mund të ndodhë që nuk I ka të gjitha kursime të nënës. Janë disa dokumenta që kanë dalë në qarkullim dhe nuk I ka nxjerrë opozita por institucionet. Dokumentat dalin dhe kandidati socialist, ish ministër nuk jep asnjë shpjegim rreth tyre” tha Pollo. Deputeti democrat iu refereua një dokumenti që lidhet me blerjen e një shtëpie të re rreth 200 mijë euro si dhe përfundimet e Kontrollit të Shtetit rreth një tenderi të fituar nga kompania që menaxhoi dasmën e Veliajt në vjeshtën e vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY