Gjergj Cukali, i ndaluar dje nga policia e Tiranës sepse u kap me një armë tip shotgan në makinë, u la i lirë pas 8 orësh, ndërsa u mësua se arma ishte me leje.
Makina luksoze tip “Porshe”, në të cilën poshtë sediljes së pasagjerit u gjet shotgani, drejtohej nga shtetasi Klaudio Begaj, 45 vjeç, person në kërkim nga sektori i Antitrafikëve për çështje droge.
Burimet e policisë së kryeqytetit bënë të ditur se Gjergj Cukali u mbajt i shoqëruar për verifikim, pasi arma e gjetur në makinë, nuk ishte e tij, por e shtetasit Klaudio Begaj të cilën e kishte me leje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/