Nuk jemi palën në konfliktin politik në Turqi dhe duhet të refuzojmë kërkesën e Presidnetit Erdogan për të izoluar kundërshtarëte tij në Tiranë, deklaroi sot Ben Blushi. Deputeti socialist e vlerësoi vizitën e Presidentit në Shqipëri duke e konsideruar si pozitive. “Vizita e Erdogan ishte e mirë, në kohën e duhur dhe duhet falenderuar për dhuratën lidhur me xhaminë e Namazgjasë. Në fakt ajo që mendoj është se ne duhej të kishim ngritur me paratë tona kishat dhe xhamitë tona, pasi janë pjes ë e kulturës sonë dhe kultura bëhet me mundin tonë”. Në vijim Blushi tha se “u duk dje se Erdogan kërkoi në shkëmbim të dhuratës mbylljen një organizate që vepron në Turqi dhe jo në Shqipëri. Organizatë terroriste që nuk vret nuk ka. Kjo organizata nuk vret në Shqipëri dhe ne na kërkon ta zhdukim. Shqipëria njeh dhe ka detyrimin të njoh vetëm listën e organizatave terroriste të shpallura nga OKB. Ne nuk jemi koloni turke dhe duhet ta refuzojmë kërkesën e Erdoganit. Kërkesa e tij bën fjalë për të mbyllyr shkolla në Tiranë që janë dhe kanë qënë krenaria e shkollimit turk. Kanë ndihmuar edhe në Shqipëri. Plotësojnë kriteret e cilësisë dhe laicitetit. Mbyllja e shkollave që kërkon Erdogan nuk mund të pranohet dhe nuk duhet të pranohet. Ne nuk jemi palë në konfliktin që ka në Turqi”, përfundoi Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/