Berisha: Rama ka marrë miliona për ligjin e Arsimit të Lartë

Berisha: Rama ka marrë miliona për ligjin e Arsimit të Lartë

50
0
Shares

“Kujt i thoni reformë…, të çosh tjetrin në qeli për 35 dollarë, kur vetë ndërton vilë, pasi ke deklaruar vetëm 3 mijë dollarë pasuri, apo kur ministri i mirëqenies martohet me lekët e ministrisë”

“Çfarë reformash bëtë ju që ja latë prodhimet fermerëve të Korçës dhe Myzeqesë ti kalbeshin, cfarë reformash më thoni? Kur sot shqiptarët  marrin 10 për qind më pak, pa llogaritur heqjen e shpërblimit të vitit, këto janë reforma? Po ju sa merrni? 5 herë më shumë… Shkoni në Surrel 1.5 milionë euro. Është bërë Surreli sikur me qen fshati i Don Corleones”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka marrë miliona për ligjin e Arsimit të lartë.
“Kryeministri  është paguar miliona për projektligjin për arsimin e Lartë. Premtuat për rritjen e investimeve në arsim dhe nuk i bëtë. Tani po zvarrisni miratimin e këtij ligji, sepse keni frikë nga bojkoti i provimeve nga studentët”, u shpreh Berisha nga podiumi i Kuvendit.
Më herët, në formë batute, Berisha kishte kërkuar që në rast se “një deputet thotë gjëra që nuk i beson edhe vetë, ti pritet rroga për tre ditë.
Ish-kryeministri duke ju drejtuar mazhorancës u shpreh se “ato që ju numëroni për arritje janë shkalla e lartë e cinizmit njerëzor,  cinizëm ekstrem”.
Berisha u ndal në denoncimin e largimeve të shqiptarëve nga Shqipëria për shkak, sipas tij, të varfërisë, ndërsa ironizoi edhe reformën për pensionet, sipas të cilit, reforma kishte të bënte vetëm me rritjen  e moshës së pensionit.
“Kujt i thua reformë, ti falësh CEZ-it 870 milionë euro”, akuzoi më tej Berisha.
“Kujt i thoni reformë…, të çosh tjetrin në qeli për 35 dollarë, kur vetë ndërton vilë, pasi ke deklaruar vetëm 3 mijë dollarë pasuri, apo kur ministri i mirëqenies martohet me lekët e ministrisë”, vazhdoi Berisha.
Në fjalën e tij në seancën e kuvendit, Berisha tha se këto nuk janë reforma, por janë antireforma që varfërojnë popullin dhe pasurojnë pushtetarët, duke iu referuar edhe shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel, që Berisha e quajti si fshatin e Don Corleones.
“Çfarë reformash bëtë ju që ja latë prodhimet fermerëve të Korçës dhe Myzeqesë ti kalbeshin, cfarë reformash më thoni? Kur sot shqiptarët  marrin 10 për qind më pak, pa llogaritur heqjen e shpërblimit të vitit, këto janë reforma? Po ju sa merrni? 5 herë më shumë… Shkoni në Surrel 1.5 milionë euro. Është bërë Surreli sikur me qen fshati i Don Corleones”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY