Prangoset “i forti” i “Myslym Shyrit” me shotgan poshtë sediljes së “Porsche”

Prangoset “i forti” i “Myslym Shyrit” me shotgan poshtë sediljes së “Porsche”

162
0
Shares

Gjergj Cukali, personazh i njohur edhe si  “I forti” i “Myslym Shyrit”,  është shoqëruar në polici pasi poshtë sediljes së makinës ku udhëtonte është gjetur një armë zjarri e tipi “Shotgan”. Gjergj Cukali është i njohur që në vitin 2004 për marrjen peng të Fatjon Demirlikës, për lirimin e të cilit u kërkuan 100 mijë euro Gjergj Cukali.
Ai është shoqëruar në polici së bashku me Klaudio Begaj 45 vjeç, i shpallur në kërkim për trafik.
Ndalimi i personave, është kryer nga forcat “Shqiponja”, mbrëmjen e së martës 12 maj 2015, rreth orës 21:15 në rrugën “Ibrahim Rrugova” në kryeqytet.
Sipas burimeve nga policia në momentin e ndalimit ata po lëviznin në mjetin “Porsche” me targa AA 624 I, në pronësi të Klaudio Begajt. Në sediljen e pasagjerit ku ishte ulur Gjergj Cukali, 36 vjeç iu gjet një arme tip “Shotgan”.
Gjergj  Cukali nuk është një emër i panjohur për policinë.
Në gusht të vitit 2012 ai u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për kërcënimin dhe dhunimin e një polici privat tre muaj më parë pranë Shkollës së Baletit në Tiranë. Gjatë arrestimit, atij i është gjetur e sekuestruar edhe një pistoletë tip “Glock” me 17 fishekë, që e mbante në një çantë të vogël.

Gjergj Cukali dhe historia e pengmarrjes
Gjergj Cukali është një prej personazheve të njohur të botës kriminale të kryeqytetit, pasi ai së bashku me miqtë e tij Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij.
Por plani i tyre dështoi, pasi u arrestuan në kohë nga Policia e Tiranës.
Në korrik të vitit 2004, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës. Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit.
Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë lirimi i pengut si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Florian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka. Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika.
Nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes së Shimës ishte Durim Gurzi. Ky i fundit mundi t’u shpëtojë prangave, për t’u kapur tre vjet më vonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY