Arta Dade i jep të drejtë Presidentit për ligjin e Shërbimit të...

Arta Dade i jep të drejtë Presidentit për ligjin e Shërbimit të Jashtëm

70
0
Shares

Komisioni i Jashtëm diskutoi sot projektligjin për Shërbimin e Jashtëm. Kryetarja e Komisionit Arta Dade kërkoi që të shqyrtohen vërejtjet Presidentit Nishani për ligjin.
Duke i dhënë të drejtë Presidentit, Dade u shpreh se, “një nga vërejtjet për ligjin është se ai lë hapësirë për emërime jashtë karriere. Me këtë ligj politika duhet të ngrihet mbi nivelin partiak”.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko duke mbrojtur ligjin tha se është menduar të hiqen kuotat ndërsa do të vendosen kriteret.
Por ligji ka hasur në kundërshtim nga opozita e cila e quan projektligjin turp diplomatik dhe një hap të madh prapa.
Deputeti demokrat Eduard Selami i bëri thirrje kryeministrit dhe ministrit të shikojnë ligjin.
“Ky ligj është një rast i mirë për të ngritur politikën e jashtme në një nivel të lartë. Rastin më të mirë këtu kemi përmendur Estoninë ku 100 për qind e diplomatëve kanë brenda edhe sistemin e karrierës. Heqja e kufizimit për diplomatët është një hap i madh prapa. Hap prapa është edhe lënia e mundësisë që diplomatët të jenë jashtë karrierës”, u shpreh Selami.
Ndërsa Aldo Bumçi, u shpreh se “në asnjë vend tjetër s’lejohet emërimi i ambasadorëve pa asnjë kuotë. Ministri Bushati po hyn në histori për keq me këtë ligj”.
Deputeti Kastriot Islami theksoi se “ligji lë mundësi për emërime jashtë karriere dhe me këto emërime sipas tij do prishet imazhi”.



Debatet në komision
Arta Dade
– Një nga vërejtjet për ligjin është se ai lë hapësirë për emërime jashtë karriere. Me këtë ligj politika duhet të ngrihet mbi nivelin partiak.
Eduard Selami – Ky ligj është një rast i mirë për të ngritur politikën e jashtme në një nivel të lartë. Rastin më të mirë këtu kemi përmendur Estoninë ku 100 për qind e diplomatëve kanë brenda edhe sistemin e karrierës. Heqja e kufizimit për diplomatët është një hap i madh prapa. Hap prapa është edhe lënia e mundësisë që diplomatët të jenë jashtë karrierës
Aldo Bumçi – Në asnjë vend tjetër s’lejohet emërimi i ambasadorëve pa asnjë kuotë. Ministri Bushati po hyn në histori për keq me këtë ligj.
Kastriot Islami – Ligji lë mundësi për emërime jashtë karriere dhe me këto emërime sipas tij do prishet imazhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY