Thaçi: Kush cenon stabilitetin e Maqedonisë, armiku më i madh i Ballkanit

Thaçi: Kush cenon stabilitetin e Maqedonisë, armiku më i madh i Ballkanit

63
0
Shares

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoninë.
Kosova, është në kërkim të një bashkimi eventual me BE-në.
“Jam thellësisht i brengosur mbi dhunën që ka shpërthyer në Maqedoni gjatë vikendit. Kam vizituar Shkupin kohëve të fundit, jam takuar më lidershipin e atij vendi dhe Kosova e sheh Maqedoninë si një aleat dhe partner”, ka deklaruar Hashim Thaçi.
“Le ta themi me zë dhe ta bëjmë të qartë, këto forca që po punojnë të sjellin jo stabilitet në Maqedoni janë armiqtë më të mëdhenj të stabilitetit në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën”, deklaroi Hashim Thaçi, ministër i jashtëm i Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY