Ministria e Drejtësisë përplaset me Prokurorinë për dënimet e vjedhësve të energjisë...

Ministria e Drejtësisë përplaset me Prokurorinë për dënimet e vjedhësve të energjisë dhe ndërtuesve pa leje

55
0
Shares

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë për inspektime në organin e akuzës, i cili flet për disa shkelje të kryera nga radhët e prokurorëve, ka sjellë reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme që shpjegon arsyet se përse nuk ka zbatuar politikat e Qeverisë.
Ministria e Drejtësisë për periudhën 01. 03. 2014 deri 01. 03. 2015 thotë se ka ushtruar 3 kontrolle në organin e prokurorisë, nga të cilat 2 kontrolle të planifikuara dhe 1 kontroll mbi bazë ankese.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë kontrolluar 13 prokurorë, nga të cilët janë konstatuar me shkelje 7 prej tyre.
“Në 1 rast Ministri i Drejtësisë i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimin e procedimit disiplinor për 6 prokurorë, veprimtaria e të cilëve është konstatuar me shkelje të detyrës, duke
marrë në konsideratë parimin e propocionalitetit dhe të pasojës së ardhur nga shkeljet e kryera”, thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë.
Raporti paraqet në mënyrë përgjithësuese 4 shkelje nga prokurorët:
1.Shkelje e detyrimit për veprime të rregullta e të vijueshme hetimore.
2. Shkelje e detyrimit ligjor për fillimin e ndjekjes penale.
3. Shkelje e detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejtë penale dhe në veçanti e politikës së dënimit dhe
4. Shkelje e detyrimit ligjor për respektimin e parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit, në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal.
Nga ana tjetër, në raportin e prezantuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë mbi aktivitetin e Prokurorisë Shqiptare, ndër të tjera, konstatohet si problematike fakti që prokuroria nuk ka ndjekur orientimin e politikës penale.
Ndërkaq, pas publikimit të këtij raporti, ka reaguar edhe organi i prokurorisë duke thënë se sa i përket politikës penale të qeverisë, e cila kërkon dënime alternative për vepra me maksimum dënimi deri në 5 vjet, prokuroria nuk i është referuar këtij rekomandimi për disa vepra specifike, si vjedhja e energjisë dhe drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, si edhe ndërtimet e
paligjshme.
“Kjo të sugjeruar nga ana e Këshillit të Ministrave, ku, ndër të tjera, vihet theksi te rritja e numrit të dënimeve alternative për veprat penale me maksimum dënimi deri në 5 vjet. Në fakt, ky rekomandim për politikën penale është parë në mënyrë alternative nga ana e Prokurorisë për disa vepra penale specifike. Më konkretisht, për veprat penale të ‘vjedhjes së energjisë elektrike’; ‘ndërtimet pa leje’ dhe ‘drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’. Prokuroria ka vlerësuar se për këto vepra të sipërcituara të ndiqet një politikë e ashpër penale, pavarësisht se marzhi i dënimit nuk është shumë i lartë, për faktin se konsumimi i këtyre veprave penale kanë ndikim negativ në ekonominë kombëtare (si në rastin e vjedhjes së energjisë elektrike), ndikim negativ në territorin publik (si në rastin e ndërtimeve të paligjshme) dhe në sigurinë dhe jetën e qytetarëve (në rastet e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor)”, përfundon deklarata e Prokurorisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY