Edi Rama anulon vizitën e tij zyrtare në Maqedoni, e parashikuar më 14 maj. Siç mësohet nga burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme, është vendosur që të mos zhvillohet vizita e parashikuar shumë herët ku përveç Shkupit, kryeministri shqiptar do të vizitonte edhe Tetovën.
Edi Rama do të merrte në Universitetin shtetëror të Tetovës, titulli “Honoris Causa”.
Anulimi i vizitës vjen pas ngjarjeve të rënda në Kumanovë ku u shkatërrua tërësisht një lagje e banuar nga shqiptarët.
Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Tiranës janë në një pikë kritike dhe mësohet se diplomatët shqiptarë në Shkup janë thirrur nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për të kërkuar shpjegime mbi qëndrimet e qeverisë shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/