Euro në nivelin më të lartë 17 muajt e fundit në tregun...

Euro në nivelin më të lartë 17 muajt e fundit në tregun vendas

57
0
Shares

Monedha e përbashkët është këmbyer sot në tregun e brendshëm me 140.75 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke shënuar të gjashtën ditë radhazi me rritje.
Ky është niveli më i lartë i euros që nga janari 2014, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Forcimi i euros në tregjet ndërkombëtare po e rrit monedhën e përbashkët edhe në tregun shqiptar, duke e çuar në një nivel të ri të lartë, teksa ajo i rezistoi rënies në tregun vendas.
Në tregjet ndërkombëtare, një euro u forcua sot në $1.1265, si rrjedhojë e rritjes së papritur të yield-it (interesit) të bonove gjermane.
Dollari ka rënë ndjeshëm në tregun e brendshëm muajin e fundit, duke u kuotuar gjatë ditës së sotme me 124.96 lekë, larg niveleve të larta prej 133 lekë që arriti një muaj më parë.
Aktorët e tregut pohojnë se monedha euro vijon të mbetet e fortë në tregun e brendshëm, për më tepër që prilli është një periudhë sezonale kur kompanitë fillojnë e transferojnë fitimet jashtë vendit, duke rritur kërkesën për monedhën e përbashkët, që e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare, e kanë çuar atë në nivelin më të lartë në një vit e gjysmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY