Durrës, arrestohet transportuesi i lëndëve eksplozive

Durrës, arrestohet transportuesi i lëndëve eksplozive

64
0
Shares

Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 52 vjeçarit Fatri Xhediku, banues në Tiranë.
Burime zyrtare nga kjo polic, bëjnë të ditur se arrestimi i Xhedikut u bë pasi u ka në flagrancë me një çantë ku kishte, 31 copë kallëpe me lëndë eksplozive të dyshuar si C4 me një peshë  rreth 15  kg dhe  disa  kapsolla elektrike detonatorë të montuara fitil zjarr-përcjellës.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pranë Stacionit të Trenit në Durrës.
Të njëjta burime saktësojnë se ky shtetas dyshohet se është në rolin e transportuesit për një grup kriminal që merret me trafikim të lëndëve eksplozive, për të cilin hetimet janë në vijim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ,për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit”parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY