Ben Blushi: Maqedonia Palestina e Ballkanit që do vazhdoje të prodhojë...

Ben Blushi: Maqedonia Palestina e Ballkanit që do vazhdoje të prodhojë e sajojë Kumanova

51
0
Shares

Nëpërmjet një analize të tij, deputeti i PS-së Ben Blushi ndalet te zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Për Blushin, “më shumë se dëshira e dy popujve që e përbëjnë atë, Maqedoninë e ka mbajtur në këmbë vullneti ndërkombëtar si dhe konteksti i ndërlikuar i shteteve përreth saj”.
Në këtë kontekst, “pikëpyetjet më të mëdha për Maqedoninë lindin nga bashkëjetesa e dhimbshme mes shqiptareve dhe maqedonasve. Të parët besojnë se janë të diskriminuar nga të dytët. Të dytët janë të bindur se nëse nuk i nënshtrojnë të parët do nënshtrohen prej tyre. Maqedonia është një dyshim reciprok që nuk kthehet dot në besim. Asnjë palë nuk i beson palës tjetër. Kush beson më shumë mundet i pari”, shkruan më tej Blushi.
Më tej ai ndalet në këndvështrimin e tij për kryeministrin maqedonas, Gruevski, për të cilin shprehet se, “është diktatori liliput i një shteti të vogël, kompleks të cilin e ka kuruar duke krijuar një kryeqytet gjigandoman të mbushur me statuja heronjsh. Ai beson se është njëri nga statujat që ndërton në Shkup. Ai ka ndërtuar pushtetin e vet mbi nevojën që kanë maqedonasit për të krijuar identitet të qëndrueshëm kombëtar jo vetëm mbi grekët, as vetëm mbi bullgarët por mbi të gjitha mbi shqiptarët”.
Megjithëse për deputetin socialist, “sot shqiptarët atje kanë më pak të drejta se maqedonasit, punësohen më pak, kanë më pak pasuri, kanë më pak prona, marrin më pak vendime, arsimohen më keq dhe jetojnë shumë me keq,  – ai sheh edhe një avantazh – Shqiptarët kanë vetëm një avantazh ndaj maqedonasve. Lindin më shumë. Kjo i kthen ata në një kërcenim. Tridhjetë vjet më vonë ndoshta Maqedonia do ketë më shumë shqiptarë se maqedonas. Kjo është frika që kane gjithë maqedonasit. Këtë raport me të ardhmen ata nuk e zgjidhin dot sepse frymëzimi për të lindur dhe për tu shtuar nuk behet dot me urdhër”.
Duke u ndalur te kriza më e fundit, në Kumanovë, Blushi shton se, “duke shkuar nga një krizë në tjetrën Maqedonia po kthehet gradualisht në një Palestine të Ballkanit… Në këtë kuptim, Palestina e Ballkanit do vazhdoje të prodhoje Kumanova dhe të sajoje Kumanova. Pa pushim…”, shkruan më tej Ben Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY