Komisioni Europian do të kontaktojë me autoritetet shqiptare lidhur me kërkesat për azil. Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE-së, tha këtë të martë se, se do të konsiderohet se ç’masa mund të merren, duke theksuar në veçanti edhe Kosovën.
“Komisioni Europian e ka parasysh këtë çështje, në bashkëpunim edhe me FRONTEX. Kemi parë që numri i azilkërkuesve është rritur, veçanërisht në Gjermani. Dhe Komisioni po përgatitet për një mbështetje të fuqishme. Ne do të kontaktojmë me autoritetet shqiptare, sidomos me Kosovën, për të parë se çfarë masash mund të merren. Ne kemi një marrëveshje me Shqipërinë, kur liberalizuam vizat”, shtoi Bertaud.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/