Kryeministri bullgar këshillon Gruevskin: Jep dorëheqjen

Kryeministri bullgar këshillon Gruevskin: Jep dorëheqjen

55
0
Shares

Kryeministri bullgar Bojko Borisov këshillon homologun maqedonas Nikolla Gruevski që të japë dorëheqje për të ndalur protestat dhe përçarjet në vend.
“Unë e kam dhënë shembullin se si duhet të sillet një kryeministër nëse nuk ka besimin te populli për ndonjë arsye. Pastaj populli do ta kthejë besimin”, shkruan gazeta bullgare “24 orë”, duke cituar Borisovi, i cili në mandatin e vet të parë dha dorëheqje pas protestave për shkak të çmimeve të larta të gazit.
Ai ka shfaqur shpresën se situata në Maqedoni do të vihet nën kontroll dhe se shteti do të rregullohet.
“Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për ne dhe shërbimet informative në çdo moment më informojnë se si po zhvillohet situata”, ka thënë mbrëmë Borisovi, duke vlerësuar se viktimat që ranë në Kumanovë janë pasojë e përçarjeve dhe problemeve në Maqedoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY