Analisti i njohur Kim Mehemti, reagon sërish në “Facebook” për ngjarjen në Kumanovë.
Ai tregohet i ashpër në qëndrimet e tij ndaj krerëve politikë, shqiptarë , në Maqedoni, por edhe atyre mbarëshqiptarë.
“Andaj pra edhe duhet thënë qartë e shqip: viktimat e Kumanovës i vrau edhe dora e shqiptarisë dhe se shtëpive të djegura të kumanovarëve, ua vu flakën edhe plehu i sotëm politik mbarëshqiptare, pleh nga i cili ka vite që përhapet era e qelbur, por të cilën ne paturpshëm e thithim si foshnja qumështin e nënës”, shkruan midis ët tjerave Kim Mehemti.
Reagimi i plotë i Kim Mehemti në “Facebook”
“Ndodhi ‘Sopoti’ dhe shkuan në burg dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, por drejtuesit e pashpirt, të pabesë e të pafytyrë të BDI-së, heshtnin thuajse nuk ishin pjesë e qeverisë që ua kurdisi lojën shqiptarëve?! Ndodhi akti përbuzës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë i quajtur ‘Monstra’ dhe, drejtuesit e pabesë, të pafytyrë dhe që nuk turpërohen nga asgjë të BDI-së, heshtën e nuk thanë gjë, duke u shtirë se nuk ishte anëtarë i tyre zëvendës ministri i policisë, i cili doli me ministren të kremtojë aksionin e suksesshëm të policisë së shtetit me institucione monstruoze, të shtetit që bëhej pronë e familjes së Kryeministrit të Maqedonisë!? Ndodhi likuidimi i Harun Aliut me shokët, por drejtuesit e BDI-së sërish heshtën e nuk dhanë asnjë shpjegim, thuajse ai nuk ishte shok i tyre dhe thuajse fare nuk u pengonte të qeverisnin së bashku me ata që e vranë këtë hero!? Ndodhi deshqiptarizimi i Shkupit dhe drejtuesit e BDI-së, që ishin pjesë e regjimit antishqiptarë që deshqiptarizonte shtetin, heshtën dhe shkuan deri aty sa na thanë se edhe luani bullgar mund të jetë simbol etnik i shqiptarisë!? Çka nuk na ndodhi e çka nuk na bëri gjatë kësaj dekade regjimi antishqiptarë DPMNE-BDI, por edhe Tirana e Prishtina zyrtare, edhe institucionet demokratike perëndimore, heshtnin e shtireshin se nuk shohin çka është duke ndodhur në këtë shtet në të cilin demokracinë e ndërtonin banditët dhe hajdutët e vëllazëruar shqiptaro-maqedonas të regjimit DPMNE-BDI! Dhe tani del puna se të gjithë janë habitur nga ndodhitë e Kumanovës! Vallë është e mundur dikush të ketë besuar se një diktator qesharak si kryetari i DPMNE-së dhe një injorantë e leninistë si kryetari i BDI-së, do e çonin vendin më larg se në Kumanovë?! Po pra, çka nuk na ndodhi dhe çka nuk na bëri regjimi antishqiptarë DPMNE-BDI neve shqiptarëve të Maqedonisë, por të gjithë burrështetasit shqiptarë në Tiranë e Prishtinë heshtën e nuk u turpëruan fare! Por megjithatë duhet thënë se më e paturpshme ishte heshtja e neve shqiptarëve të Maqedonisë që votonim edhe disa qelbësira të BDI-së dhe PDSH-së, i votonim këta që kurrë nuk u mburrën e nuk u ndjenë të forte pse ishin përfaqësues të shqiptarëve, por pse i shërbenin një diktatori qesharak antishqiptar dhe kushëririt të tij që drejton policinë sekrete maqedonase! Andaj edhe duhet thënë qartë e shqip: nga e gjithë ajo që ka të bëjë me regjimin antishqiptarë DPME-BDI, do mbetet e vërteta se atë e mbajtën në këmbë dy partitë shqiptare – BDI-ja dhe PDSH-ja, të përkrahura nga ne shqiptarët e këtushëm dhe nga Tirana e Prishtina zyrtare. Andaj pra edhe duhet thënë qartë e shqip: viktimat e Kumanovës i vrau edhe dora e shqiptarisë dhe se shtëpive të djegura të kumanovarëve, ua vu flakën edhe plehu i sotëm politik mbarëshqiptare, pleh nga i cili ka vite që përhapet era e qelbur, por të cilën ne paturpshëm e thithim si foshnja qumështin e nënës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/