I biri baba Takut, “festen mbi sy” policisë

I biri baba Takut, “festen mbi sy” policisë

71
0
Shares

Policia e Tiranës procedon penalisht në gjendje të lirë djalin e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Arbër Spartak Braho, 33 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë rrugore B. M., i cili ka depozituar kallëzim tek komisariati nr. 2.
Sipas të dhënave mësohet se rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 8 maj, djali i deputetit duke drejtuar mjetin tip “Hundai”, me targë AA 385 JM, ka shkelur me të kuqe dy semaforë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku më pas është arritur të ndalohet nga patrulla e policisë rrugore tek kryqëzimi pranë kryeministrisë.
Urdhrin e efektivave blu që ti nënshtrohej testit të alkolit “Drager”, Arbër Braho e ka refuzuar me forcë dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ndalimit.
Efektivët e policisë rrugore në shërbim kanë depozituar pranë komisariatit numër dy kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit ku kanë përpiluar një raport të plotë për të gjithë dinamikën e ngjarjes. Procedimi penal është referuar ne prokurori në bazë të nenit 242 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY