Halim Kosova: Do ul taksat 30%. A mund ta premtojë edhe Veliaj?

Halim Kosova: Do ul taksat 30%. A mund ta premtojë edhe Veliaj?

63
0
Shares

Kandidati për kryebashkiak I PD-së, Halim Kosova ka deklaruar sot një angazhim të cilin nuk mund ta premtojë në asnjë rast edhe rivali i tij, Erion Veliaj.
Kosova u takua me përfaqësues të biznesit të vogël në Tiranë, të cilëve u premtoi se do t’u ulë taksat vendore në masën 30 %.
“Bashkia ka në dorë të bëjë të pamundurën dhe e deklaroj sot para jush, që, për biznesin me xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë të reja, taksa nga 25.000 lekë do shkojë 17.500 lekë dhe për bizneset me xhirot vjetore nga 2 milionë në 8 milionë, taksa në bazë të xhiros së fitimit do të ulet nga 7.5% në 5.5%, pra afërsisht 30%. Ky vendim do të ndikojë që biznesit ti ngelen më shumë lekë, qoftë për të larë borxhet e veta, qoftë për t’i përdorur për mundësi punësimi”, tha Halim Kosova.
“Tirana ju ka juve një pasuri shumë të çmuar, janë 24.510 biznese në qytetin e Tiranës pavarësisht se në 2013 janë detyruar të mbyllen 2.500 biznese apo në 2014, 3.774 biznese. Unë jam në dijeni, si çdo banor, se si janë shtuar pagesat për sigurimet shoqërore në 5%, se si është shtuar kosto e pagimit të energjisë elektrike me 30% dhe shumë e shumë vështirësi të tjera që ju hasni” tha kandidati demokrat.
Erion veliaj I ka duart e lidhura për një premtim të tillë. Ai ishte pjesë e një qeverie që rriti taksat, megjitëhse një premtim i tillë do ta ndihmonte Velinë në fushatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY