Sali Berisha ka denoncuar në “Facebook”, abuzimin e Edi Ramës me investimet në Vlorë, të cilat, sipas ish-kryemistrit, i bllokoi për dy vjet për ti shitur si të qeverisë së tij.
Postimi i Plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Te dashur miq, dje Edi Rama, pasi i zene ngushte se ne dy vjet ne Vlore nuk ka bere asnje investim, ai u detyrua ta rrahe gjoksin me projekte te qeverise se PD. Keshtu ai ju mburr vlonjateve me By Passin e Vlores, te cilin e vonoi fiks dy vjet pasi projekti i kesaj vepre ka perfunduar para 6 vitesh dhe financimi i plote i tij u sigurua qe ne fillim te vitit 2013-es nga fondet e Bashkimit Europian.
Por Rama e bllokoi per dy vite vetem e vetem qe tua shiste vlonjateve si veper te qeverise se tij.
E njejte, absolutisht e njejte eshte edhe historia e rruges se lumit te Vlores. Projekti i saj ka perfunduar 6 vite me pare, fondet per financimin e saj u siguruan ne fillim te vitit 2013, ndertimi i saj do fillonte ne shtator te vitit 2013, por Rama e shtyu me dy vjet fillimin e rruges vetem per ta paraqitur si veper te qeverise se tij.
Javen e ardheshme Rama do vizitoje Orikumin ku do vizitoje punimet e ujesjellesit dhe impiantit te perpunimit te ujerave te zeza te Orikumit, nje projekt zbatimi i te cilit nisi ne pranveren e vitit 2013 me nje financim prej 13 milione dollare te Bankes Islamike. Rama u tha vlonjateve se qeveria e PD solli zero investime ne Vlore, nderkohe qe ne autostradat, rruget kombetare, rajonale, lokale, portet, ujesjellesat, kanalizimet, perpunimin e ujerave te zeza, energjine, prodhimin, shperndarjen e saj, shkollat, spitalet, qeveria e PD investoi mbi 850 milione dollare.
Ne ‘My Notes’ ata qe jane te interesuar kane listen e investimeve kryesore te qeverise se PD per qarkun e Vlores. Rama eshte ne hall te madhe pasi jo vetem nuk ka mbajtur ne dy vjet asnje premtim por nuk eshte ne gjendje qe t’u paraqesi qytetareve nje kilometer rruge, shkolle, ujesjelles, kanalizime te realizuara nga qeveria e tij ne dy vite pushtet. Ne kete fushate Edi Rama nuk ka çfare t’u paraqesi qytetareve perveç mashtrimeve te reja pas mashtrimeve te vjetra, lidhjet e tij te krimit, vilen e tij ne Surrel 1.5 milione euro, resortin qe ndan me Koçon ne Qeparo dhe eksodin e qytetareve nga varferia, papunesia dhe mjerimi”.
Gjithashtu Berisha rendit edhe investimet në kohën e qeverisjes së tij, në Qarkun e Vlorës.
Investimet në Qarkun e Vlorës
“Perkundrejt prallave nga e kaluara te PS.
PD ka investuar ne Qarkun e Vlores, Sarandes e Delvines – mbi 850milion $.
1. Jane ndertuar mbi 730 km rruge kombetare dhe rurale 310 milion $
• 300 km Rruget kombetare 250 milion $.
• 330 km Rruge ne bashki e komuna. 50 mil $.
• 100 km Rruge nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 27 mil $.
• Jane ndertuar
• 62 sisteme Ujesjellesa e KUZ e Impiante te perunimit biologjik.
Po perfundon projekti uje 24 ore.
• 89 qendra shendetsore e ambulanca ne sistemin e Shendetesise.
• 73 shkolla te rikostruktuara ne te gjitha ciklet e Arsimit.
Perkundrejt patriotizmit te reme te Rames jane ndertuar:
• Rruga e Bregut me vlere 84 milion $, 80 km.
• Autostrada Vlore – Fier 42 milion $ , 21 km.
• Superstrada Qaf Bote – Krane, 43 milion $ , 40 km.
• Rruget lidhese me detin te gjithe fshatrave te bregut 40 km, 21 milion $.
• Rruga Butrint – Kanali Cukes 20km, 12.5 milion $.
• Rruga Transballkanike 8.4 milion $, 3km.
• Hyrja e Sarandes, 5 milion$ . 2.5 km.
• Rruga Delvine – Skerfice 9 km, 14 milion $.
• Vlore – Drashovice- Ura e Peshkepise, 15 km, 5.5 milion $ .
• Rruga e Xarres 11 km, 2.3milion $.
• Kote – Sevaster 15 km, 5.2 milion $.
• Po ndertohet Novosele – Bish Poro. 12 km, 5.5 milion $.
Ne dy vitet e para By- passi Vlores 29 km. 63 milion euro.
2. Turizem
Ne keto vite eshte arritur te 10 fishohet numri i turisteve.
Investimet dhe rruget lidhese me detin kane synuar rritjen e produktit turistik.
Ne fushen e Turizmit kulturor jane restauruar 30 objekte duke ka investuar 600 mije $.
Eshte hartuar Plani i Rregullimit te Bregdetit te Jugut. ( Qeveria do te miratoje cdo plan konkret te njesive vendore ).
• Numri i bisneseve eshte dyfishuar ne 12540 nga 6500 ne vitin 2005.
• Ne Bujqesi jane investuar dhe subvencionuar 21 milion $ .
Kane perfituar 3500 fermere.
Jane subvencionuar 1300 ha me ullinj, agrume e dru frutore sera si dhe kane, 76 mije krere dele, 4400 lope 8900 koshere blete dhe 1.2 Ha Kermill.
• Numri bisneseve eshte dyfishuar ne 12 600 nga 6500 me vitin 2005
• Po ndertohen 30 HEC me fuqi 50MË.
• Ne fushen e Hidrokarbureve ane investuar 62 milion $. 57 milion euro Petrolifera dhe 5 milion vendburimi i Delvines
• Ne Sistemin e Energjise Elektrike jane investuar 370 milion $
• Ne pyje kullota dhe peshkim jane investuar 1 milion $.
• Ne Portet Vlore e Sarande jane investuar 10 milion $.
Premtime
Ne dy vitet e para – By- passi Vlores. Mundesia e Tunelit te Llogorase.
Rikonstruksion i te gjithe rrugeve te brendshme te Vlores, Sarandes, Delvine.
24 ore uje te pijshem dhe kompletimi krejt ujesjellesve me rrjetet e kanalizimeve dhe impiantet e perpunimit biologjik.
Kreditimi me interesa zero te turizmit familjar te gjithe fshatrave te bregut.
Me perfundimin e Planit te Rregullimit jane krijuar kushtet per ngritjen e fshatrave turistike.
Shumefishimi i subvencioneve te fermereve dhe kreditimit dhe agroindustrise.
Nje sistem modern te perpunimit te mbetjeve urbane ne gjithe Qarkun.
Ndertimi dhe rikonsruksioni i Portit te kontenierve te Vlores dhe portit te jahteve.
1.2 miliard euro per parkun Eolitik dhe Linjen e Interkonjeksionit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/