Presidenti maqedonas ka lajmëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në format të zgjeruar e cila pritet të diskutoj zhvillimet në Kumanovë.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të saj janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të ketë një paraqitje për opinionin. Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm , ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/