“Dje dhe sot pas një përleshje 24 orëshe policia maqedonase arriti të asgjësoj grupin e armatosur. Aksioni i djeshëm ishte një ndër aksionet më të vështira deri më tani. Aksionin e kanë koordinuar dhe udhëhequr profesionistë të MPB-së. Gjatë aksionit kanë marrë pjesë të gjitha bashkësitë etnike, ata kanë zhvilluar një aksion heroik me ç’rast kanë arritur që të asgjësojnë grupin e armatosur. Për fat të keq 8 policë kanë humbën jetën. Humbëm 8 persona të cilët penguan ndoshta vdekjen e 8 mijë njerëzve”, tha Gruevski.
Ai theksoi se përskaj të vrarëve ka edhe 37 polic të plagosur të cilët u shpreh se i ka vizituar mbrëmë nëpër klinikat e Shkupit.
Ai falënderoj të gjithë përfaqësuesit e policisë të cilët dje dhe sot kanë marrë pjesë në këtë aksion policor, i cili aksion edhe nga vetë kryeministri u cilësua si më i komplikuari deri më tani.
“Aksioni u zhvillua në teren të banuar me popullatë civile, gjë që vështirësoi edhe më shumë këtë aksion. Personave që dje iu dëmtuan shtëpitë, do tu kompensohet dëmi”, tha Gruevski.
Gruevski konfirmoi se afër 30 anëtarë të grupit të armatosur i janë dorëzuar organeve policore duke dal me flamuj të bardhë nga istikamet e tyre.
“ Ato do të dalin para gjykatësit dhe do tu gjykohet në bazë të ligjeve të Maqedonisë. Janë gjetur edhe 14 trupa, të cilët duhet të identifikohen. Disa nga personat që dje kanë marrë pjesë në përleshje kanë qenë pjesëmarrës edhe në incidentin e Gushincës. Një nga qëllimet e tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/