Dhuratat kuptimplote që këmbyen Papa dhe Castro

Dhuratat kuptimplote që këmbyen Papa dhe Castro

46
0
Shares

Papa Francesku priti sot presidentin e Kubës, Raul Castro.
Biseda, ngushtësisht e rezervuar, zhvilluar në studion private të Papës, pranë Sallës së Palit VI, zgjati rreth një orë.
Gjatë këtij takimi, Castro i dhuroi Françeskut medaljen përkujtimore të 200-vjetorit të Katedrales së Havanës dhe një pikturë të artistit kuban Kcho, kushtuar tragjedisë së emigrantëve, frymëzuar nga shtegtimi i Françeskut në Lampeduzë, në vitin 2013. Është një kompozim, me një Kryq të madh, sajuar nga mbetjet e varkave të refugjatëve, para të cilit, njëri prej tyre, në lutje.
Papa i dhuroi Presidentit kuban një kopje të Evangeli Gaudium dhe një medalion të madh, që paraqet Shën Martinin, duke mbuluar të varfërin me mantelin e tij.
Françesku vërejti se këtë dhuratë e bën me kënaqësi, sepse të kujton jo vetëm impenjimin për t’i ndihmuar e për t’i dashur të varfërit, por edhe për t’ua mbrojtur aktivisht dinjitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY