4 anëtarë të UCK-së janë dorëzuar mbrëmë, “NATO” ende lufton

4 anëtarë të UCK-së janë dorëzuar mbrëmë, “NATO” ende lufton

71
0
Shares

Të paktën 4 persona që i përkisnin grupit të armatosur që lufton në Kumanovë janë dorëzuar mbrëmë, shkruan gazeta Lajm. Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën mbrëma i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë se Muhamet Krasniqi – Malisheva është i plagosur, ndërsa në grupin e katërt të dorëzuarve të parë, ka edhe të tjerë.
Megjithatë, zyrtarë të lartë të policisë tregojnë se i vetmi që nuk ka pranuar dorëzimin është Mirsad Ndrecaj i njohur me emrin NATO. Aktualisht, thonë zyrtarë të MPB-së, vazhdon aksioni në Kumanovë për zbulimin e vendndodhjes së Ndrecajt në këtë lagje të Kumanovës. Ndryshe, në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës.
Për shkak të mungesës së transparencës së Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, jo në pak raste lajme që lidhen me persona kanë rezultuar pjesërisht të pavërtetë. Media ka qënë e detyruar të operojë me burime jozyrtare dhe shpesh të paverifikuara nga një burim tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY