Prokuroria e Vlorës tre akuza për Shpëtim Gjikën

Prokuroria e Vlorës tre akuza për Shpëtim Gjikën

94
0
Shares

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka komunikuar të premten, akuzën kryetarit të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, si edhe Drejtoreshës së Urbanistikës së këtij institucioni, shtetases Dorjana Sulaj. Ndërkohë, në fillim të javës pritet t’i komunikohet akuza edhe shtetasit Artur Haxhi, administrator i një shoqërie ndërtimi në Vlorë.
Sipas burimeve të prokurorisë së Vlorës, mësohet se, në përfundim të veprimeve procedurale, Prokuroria e Vlorës e akuzon kryetarin e bashkisë dhe Drejtoreshën e Urbanistikës për veprat penale:          “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Falsifikim dokumentesh” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, (7 herë), parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, si edhe; “Ndërtim i paligjshëm”, e kryer në tokë publike ose shtetërore, parashikuar nga neni 199/a/2 i Kodit Penal.
Mësohet se brenda pak ditësh pritet të përfundojnë hetimet dhe do të dërgohet në gjykatë kërkesa për gjykim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY