Tiranë, arrestohen për korrupsion dy drejtues policise të Repartit FNSH

Tiranë, arrestohen për korrupsion dy drejtues policise të Repartit FNSH

375
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme (SHÇBA ) në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar sot pasdite, rreth orës 19:30, dy drejtues të Policisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, në Tiranë.
Të ndaluarit janë Nevila Mamo, me detyre Shefe e Logjistikës në Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë, si dhe Genci Reçi, ish-Shef Shtabi në këtë Komisariat.
Mamo dhe Reçi akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga nenet 248, 159 dhe 283 të Kodit Penal.
Këta punonjës mësipërm nëpërmjet mekanizimit të falsifikimit të dokumentave kanë abuzuar me detyrën duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare. Dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit, është mbi 6 milion lekë (të reja).
Arrestim i tyre u krye si rezultat i një hetimi disa-mujor nga SHÇB-ja, Tiranë, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Materialet për këtë çështje i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY