Mat, var veten 17 vjeçarja, familjarët e gjetën në depon e shtëpisë

Mat, var veten 17 vjeçarja, familjarët e gjetën në depon e shtëpisë

81
0
Shares

Një 17-vjeçare, banore në fshatin Derjan në rrethin e Matit, ka varur veten mesditën e djeshme.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se N. Rizvani, nxënësja e klasës së 10, e gjimnazit “Ahmet Xhetani”, ka gjetur vdekjen duke u vetëvarur pak metra larg banesës së saj.
Sipas dëshmive të grumbulluara nga policia, mësohet se pasi kishte mbaruar mësimin, nxënësja 17-vjeçare, kishte mbërritur në shtëpi, në përfundim të mësimit. Ndërsa familjarët e saj ishin duke drekuar, adoleshentja kishte hyrë fshehurazi në një ambient që përdorej si depo, ku edhe u gjet e varur.
Kanë qenë familjarët që pasi kishin ndjerë mungesën e vajzës së tyre, kishin kërkuar dhe gjetur te depoja, të varur vajzën. Pranë saj u gjetën një palë shkallë që vajza i kishte përdorur për të hedhur lakun e litarit në trarët e depos.
Hetimet e para ende nuk hedhin dritë për shkaqet e vetëvrasjes, ndërsa bashkëmoshatarët dhe mësuesit e saj e vlerësojnë vajzën, si model, në të gjitha drejtimet.
Viktima ishte një nga 7 fëmijët e familjes Rizvani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY