Albert Çaçi, kandidati i PSD në Fier: PS nuk mbajti premtimet, kam...

Albert Çaçi, kandidati i PSD në Fier: PS nuk mbajti premtimet, kam mbështetjen e Dritan Priftit

57
0
Shares

Kandidati i Partisë Social Demokrate Albert Çaçi në një deklaratë për mediat thekson se vendosi të kandidojë nën siglën e PSD-së pasi PS nuk i mbajti premtimet.
Çaçi shprehet se është regjistruar në KQZ me mbi 300 firma.
“S’kam kundërshtar por kam një alternativë timen. PS nuk i mbajti premtimet por kam mbështetjen e Dritan Priftit”, sqaron Çaçi.
Ish-deputeti socialist, Albert Çaçi është zyrtarisht kandidat i PSD-së për bashkinë e Fierit. Prej disa javësh ishte përfolur emri i Albert Çaçit dhe kandidimi i tij për PSD-në e Skënder Gjinushit. Ai ka qenë deputet i PS-së për tre legjislatura deri në vitin 2013, zëvendësministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe një nga eksponentët e lartë të PS-së në Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY