Shkrimtari Ismail Kadare ishte i ftuar sot nga Teatri Kombëtar Eksperimental.
Nëpërmjet kësaj ftese, ai krijoi mundësinë për një komunikim pas shumë vitesh në publik të gjerë dhe kësaj radhe me artistët e ngjitur në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm.
Në formën e një bashkëbisedimi, u diskutua mbi letërsinë, problematikat jetësore të individit në shoqërinë shqiptare, për krijimtarinë e gjerë artistike, ndjesinë, dashurinë dhe sigurisht për teatrin.
Siç njofton Teatri Eksperimental, “meqenëse teatri ynë përgatitet për sezonin e ri artistik, i cili do mbështetet mbi Shekspirin dhe saktësisht në ‘Hamlet’ dhe ‘Makbeth’ që edhe Kadare i vlerësonte si dy veprat e tij më të mira, u fol mbi to, duke u ndalur në mënyrën se si Kadare i sheh dhe pse i vlerëson”.
Biseda e ngrohtë mes artistëve të rinj të teatrit dhe një figure kaq të madhe, u konkludua me dhurimin e dy librave për secilin pjesëmarrës, të mundësuara nga Shtëpia Botuese “Onufri”, sigurisht me autograf nga Ismail Kadare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/