Nëna e Dritan Lamajt: Nëna e kryekomisarit Dritan Lamaj kërkon të zbardhet vrasja e djalit ëte saj pasi në të kundërt ajo thotë se do të shkojë në Gjykatën e Hagës. Këtë thirrje për drejtësi drejtuar shteti Shqiptar, Lumturi Lamaj e bëri në ditën e dëshmrëve. Në këtë ditë, në ceremoninë e përkujtimit të efektivëve të rënë në përballje me krimin, dy vite pas vrasjes së komisarit Dritan Lamaj dhe një muaj pas shpalljes së pafajshëm të të dyshuarit kryesor Arben Frroku për vrasjen e Shefit të Policisë për herë të parë nëna e komisarit të vrarë, Lumturi Lamaj, u shpreh se, “Kam qenë brez pas brezi familje shembullore. Kam rritur katër fëmijë me sakrifica. Tani që ishte kryekomisar mu vra. Kam respekt për Policinë e Shtetit për policinë e Tiranës dhe Ministrinë e Brendshme. Unë nuk vras dot njeri. Unë kam dy vjet dhe ia kam lënë shtetit megjithatë ju lutem më falni juve që merrni pjesë këtu që jeni drejtues, duhet të shikohet më shumë puna e Dritanit. Kam marrë kontakt me policinë e Tiranës dhe me inspektorin e Ministrit të Brendshëm pasi Saimir Tahirin nuk e kam gjetur, në radhë të parë kam takuar një tjetër, kam vajtur dy herë. Shtëpinë po nuk e rregulloi dot i zoti nuk e rregullon dot miku. Në rast se shtetit shqiptar nuk e zbardh çështjen e Dritani unë si nëna e tij 71 vjeçare do iki në gjykatën e Hagës për drejtësi. Më kuptoni mirë. Por do pres shtetin shqiptar akoma”.
Reagimi i saj vjen pasi Gjykata e Larte la të lireë Arben Frrokun i cili u arrestua si vrasës i kryekomisarit.
Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua me 12 plumba në 24 shkurt të viti 2013 pranë banesës së tij në Tiranë. Pas ngjarjes, u arrestu biznesmeni Arben Frroku i akuzuar si personi që kishte qëlluar për vdekje të ndjerin kryekomisarin Lamaj. Prokuroia kërkoi për atë burgim të perjetshem, por në 3 prill të këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshem dhe pas më se një viti, Frroku la qelinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/