Prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e Fierit,...

Prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo

68
0
Shares

Prokuroria e Fierit ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për kryebashkiakun e këtij qyteti, Baftjar Zeqo. Kryebashkiaku akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas organit të akuzës, ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë abuzuar me shpërndarjen e banesave sociale. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se dokumentet për përfitimin e shtëpive nga persona si të pastrehë, ishin false.
Hetimi nisi pas kallëzimit të bërë nga 15 banorë të Fierit të cilët edhe pse plotësonin kushtet për strehim, nuk e kanë përfituar banesën sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY