Presidenti i Republikës shpall listën e konkurruesve, të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë. Në përmjet një njoftimi për shtyp, Presidenca ka bërë ët ditur se, “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15. 03. 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”.
Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë
Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit
1. Anila Kristani
2. Artur Malaj
3. Astrit Kalaja
4. Bledar Abdullai
5. Dhurata Bilo
6. Luan Hasneziri
7. Rexhep Bekteshi
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve
1. Ervin Pupe
2. Fatmira Luli
3. Gezim Allaraj
4. Gjet Kola
5. Ilir Panda
6. Luan Daci
7. Natasha Mulaj
8. Sokol Sadushi
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/