Paloka kërkon test droge dhe tabulatet e telefonatave të Ramës, Gjykata e...

Paloka kërkon test droge dhe tabulatet e telefonatave të Ramës, Gjykata e Lartë kundër

52
0
Shares

Edi Paloka kërkon të bëhet testi për drogë ndaj kryeminitrit Edi Rama, si edhe tabultatet e  telefonatave të tij. Ndërsa Gjykata e Lartë i ka rrëzuar këto kërkesa të kryetarit të grupit parlamentar demokrat.
Në seancën para togave të zeza ka qenë i pranishëm vetëm Edi Paloka. Sipas Gjykatës, kërkesat e Edi Palokës nuk kanë lidhje me çështjen. Ndërkohë, mësohet se në 19 maj pritet të mbahet seanca tjetër e radhës.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i kishte kërkuar trupit gjykues që si provë të administronte edhe dy procesverbale të seancave parlamentare të datës 12 shkurt 2015 dhe 2 prill 2015. Pasi sipas tij ‘qëllimi i kësaj padije nga ana e kryeministrit Rama është të pastrojë politikën dhe të ndryshojë realitetin për deklaratat politike’.
Deputeti i PD, pas përfundimit të seancës tha për mediat se ka prova që flasin për lidhjet e Ramës me bandat e krimit.
“I bëjmë thirrje publike Ramës të shkojë vullnetarisht t’i nënshtrohet testit të drogës dhe t’ja tregojë gjithë shqiptarëve. Por jam i sigurt se as këtë s’do ta bëjë”, tha Paloka.
Rama paditi për shpifje Edi Paloka, kreun e grupit të PD¬së, që akuzoi shefin e qeverisë për lidhje me bandat e krimit. Mbrojtja e Ramës ka deklaruar gjate seancave gjyqësore se nuk ka asnjë provë konkrete për akuzat e bëra në adresë të kryeministrit. Ndërkohë që Paloka ka paraqitur një liste të gjatë me 12 prova, që sipas tij faktojnë akuzat e bëra ndaj Ramës, për lidhje me bandat dhe krimin.


Provat e Edi Palokës
• CD me thëniet e Ramës kur ishte lider i opozitës, kur pretendonte persona të inkriminuar në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të lartë të Policisë të lidhur me kupolën e krimit.
Fotoja e një prej personave të pranishëm në përplasjen me armë te Rruga e Kavajës, që del nga selia e PS.
• Thëniet e Erzen Breçanit në lidhje me arrestimin disa herë të Shullazit dhe një nga rastet, ai i viti 2011, ku ka shkaktuar një incident gjatë një aktiviteti të PS. (“Breçani ka pohuar se e ka parë Shullazin në atë kohë të hipë në makinën e ministrit aktual të Brendshëm. Ky fakt nuk është përgënjeshtruar nga askush”, thanë avokatët).
• Deklarata e Ambasadës Amerikane, 2 mars 2015, ku përshëndet përjashtimin e Tom Doshit nga Grupi i PS.
• Një botim i gazetës “55” në vitin 2012 në lidhje me disa përgjime të kryera nga drejtësia italiane ku dy anëtarë për llogari të “bandës së Lushnjës”, përmendin se Rama është i lidhur me krimin.
• Deklaratat e ish-deputetit Dritan Prifti, që etiketon Ramën si person që konsumon lëndë narkotike. Ne e marrim të mirëqenë këtë fakt, pasi nuk është përgënjeshtruar dhe as akuzuar Prifti.
• Deklaratat e PD për denoncimin e dënimeve të dhëna në Itali ndaj deputetit Arben Ndoka.
• Vendimi i Gjykatës Administrative të Shullazit kundër Ministrisë së Financave për shpërblim burgimit të padrejtë, i cili nuk është ankimuar nga Ministria.
• Denoncimi i Tom Doshit për një tentativë vrasjeje ndaj tij. Edhe pse ka qenë në dijeni, Rama nuk ka kallëzuar.
• Deklarata e Tahirit, 4 mars 2015, për hetimin, sipas tij, të farsës, ku pranon të jetë takuar me persona të inkriminuar, të cilët nuk i ka kallëzuar, apo referuar. Dokumenti policor sekret i publikuar në media, që një deputet i rëndësishëm i mazhorancës ka fshehur në automjetin e tij nga kontrolli policor një person të dyshuar si trafikant të lëndëve narkotike.
• Rezoluta e nënshkruar në dhjetor 2014 në lidhje me dekriminalizimin e Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY