Protesta në Rrugën e Kombit ka degraduar në përleshje mes banorëve kuksiane dhe policisë. Efektivet blu kanë bllokuar protestuesit në afërsi të urës së Drinit të Zi. Mësohet se dy prej protestuesve janë shoqëruar në polici, kreu i organizimit të protestues, Nderim Lushi dhe një person tjetër. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të Kukësit kanë protestuar ditën e sotme. Kërkesë kryesore e tyre është falje e kamatë-vonesave të energjisë.
Kuksianët kishin paralajmëruar disa ditë më parë që do të bllokonin rrugën e Kombit, nëse nuk ju plotësoheshin kërkesat e tyre për faljen e borxhit të energjisë dhe për papunësinë në qytet, e cila po i çon drejt eksodit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/