Javën e kaluar, Kina ka njoftuar se flotat ushtarake detare do të mbajnë ushtrimin e parë të përbashkët në Mesdhe, gjatë këtij muaji.
Analistët thonë se presidenti kinez, Xi Jinping ka zhvilluar lidhje të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin. Të dy vendet, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndajnë qëndrime të njëjta në disa tema të ndjeshme, përfshirë edhe përkrahjen e regjimit të Bashar al Assadit në konfliktin në Siri. Këto qëndrime të përafërta ata duket do ti konkretizojnë më tej edhe nëpërmjet manovrave të përbashkëta ushtarake në Mesdhe.
Ndërkohë në vigjilje të kësaj stërvitje të përbashkët ushtarake, presidenti kinez, Xi Jinping pritet të vizitojë Rusinë, Kazakistanin dhe Bjellorusinë gjatë një udhëtimi zyrtar. Sipas ministrisë së jashtme kineze, Xi, do të ndalojë fillimisht në Kazakistan më 7 maj dhe më pas do të udhëtojë drejt Rusisë ku ai pritet të marrë pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë për fitoren e para 70 vjetëve të forcave sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Më 10 maj, Xi do e përmbledh turin e tij diplomatik me një qëndrim tre ditor në Bjellorusi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/