Vangjush Dako ka aluduar për incidentin e dy ditëve më parë në Shkozet, duke e quajtur aktin e dhunshëm, si përdorim për kamuflazh i flamujve të fushatave, për të akuzuar kundërshtarin.
“Nëse parti politike përdorin flamujt e fushatave si kamuflazh për veprime të dhunshme e për të akuzuar më pas kundërshtarin, ky nuk është problemi ynë”, shkruan Vangjush Dako, kandidati i PS-së për Bashkinë e Durrësit, në “Facebook”, për inciedentin e dy ditëve më parë në Shkozet, kur militantë të PS-së me flamuj të kësaj partie, provokuan dhe dhunuan fizikisht, pjesëmarrësit në takim me rivalen Grida Duma.
Midis të tjerave kandidati socialist, aktualisht edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, shpreh indinjatën për këtë akt, duke u distancuar nga çdo lloji akt dhune, ndërsa premton fushatë qytetare.
Reagimi i plotë i Vangjush Dakos në “Facebook”
“Ne emer te aleances per Shqiperine Europiane dhe shtabit elektoral te kandidatit te kesaj aleance ne qytetin e Durres z. Vangjush Dako, shprehim indinjaten tone te plote me incidentin e ndodhur dje midis disa te rinjve.
Ne distancohemi plotesisht nga cdo akt dhune apo cdo gjest qe devijon nga filozofia jone pozitive e fushates dhe e komunikimit dhe sjelljes elektorale.
Cdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do kete mbeshtetjen nga asnje strukture e PS dhe koalicionit tone.
Ne besojme qe politika duhet ti bashkoje dhe jo ndaje qytetaret.
Ne besojme ne qytetari dhe sjellje ne sherbim te qytetareve ndaj cilido individ qe deshmon per sjellje tjeter nuk do jete i mirepritur ne familjen tone politike.
Nese parti politike perdorin flamujt e fushatave si kamuflazh per veprime te dhunshme e per te akuzuar me pas kundershtarin, ky nuk eshte problemi yne. Ne i denojme akte te tilla dhe i bejme thirrje PD te mos nxise dhunen dhe konfrontimet fizike. Fushata zgjedhore per kryetarin e bashkise se durresit eshte dhe duhet te mbese nje gare ku te mbizoteroje forca e ideve, jo ideja e forces.
Aleanca e Shqiperise Europiane do beje nje fushate qytetare per qytetaret qe nga fillimi i fushates dhe deri ne shpalljen e rezultatit ndaj presim edhe nga pala tjeter politike te kontribuoje njelloje me ne ne menyre qe te vendosim nje standart qytetarie ashtu sic e meritojne qytetaret durrsake”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/