Një tjetër foto është publikuar sot e cila konfirmon “trukimin” e takimeve të Veliajt në Tiranë, qoftë në ato të lajmëruara e qoftë të rastësishme. Kësaj here bëhet fjalë për takimin “rastësor” mes Veliajt dhe një taksisti, i cili rezulton aktivist i “Mjaft” dhe “Fressh”. Një foto e publikuar në faqet online tregon taksistin duke pirë birra me Veliajn shumë kohë më parë.
Një ditë më parë u zbulua se një nga vajzat që diskutoi në një takim lagjeje ishte punonjëse e mëhershme e Veliajt. Përgjatë bisedës Milena mori edhe ftesën nga Veliaj të punësohej në bashki.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/