Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skënderbeu nuk donte të martohej!

03/05/2015
Skënderbeu nuk donte të martohej!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Martesa e Skënderbeut u bë me 26 prill të vitit 1451. Skënderbeu refuzonte, Gjergj Arianiti këmbëngulte!
Lidhur me refuzimin e martesës një rrëfim të qartë bën Fan Noli tek “Historia e Skënderbeut”. Aty Noli na paraqet situatën reale në të cilën ndodhej Shqipëria e vitit 1450, ku Skënderbeu ndodhej në një pozitë të vështirë për shkak se aleatët e tij në Lidhjen e Lezhës kishin nisur ta refuzonin, në një kohë kur vendi kërcënohej nga fushata e ardhshme e sulltan Muratit II. Njëri prej këtyre aleatëve ishte Gjergj Arianiti, për të cilin Noli thekson se “Arianiti i zemëruar që Skënderbeu e shtynte për më tutje martesën me të bijën refuzoi t’i dërgonte ndihmë. Skënderbeu u përpoq ta zbuste dhe ti mbushte kokën që s’mund të bënte dasmë si humbi Sfetigradin dhe Beratin, dhe kur ky rrezik i turrej Krujës dhe Shqipërisë; zotohej që martesa do të bëhej pa vonim, porsa të shkonte furtuna që afrohej, po Arianiti s’donte të dëgjonte asnjë nga këto arsye: A dhëndër, thoshte, a s’ka ndihmë.

Po përse Skënderbeu e kishte refuzuar martesën më parë me Donika Arianitin? Këtë gjë na e shpjegon përsëri Fan Noli. Diku aty ai shkruan se “Ngulma e Skënderbeut për mosmartesë, si do të shohim më vonë, kishte edhe një tjetër shkak me rëndësi kryesore: ishte frika se mos zemërohej nipi i tij Hamza Kastrioti, i cili kishte shpresë ti zinte këmbën sa kohë Skënderbeu s’kishte bij të tij… Duke u martuar, pra, në këtë rasje, e cila pa dyshim s’ishte për dasmë, Skënderbeu do të fuste zjarrin në shtëpi të tij, kështu, pra, martesa u la mënjanë dhe Arianiti mbeti i ftohur dhe i armiqësuar” (Noli. Po aty).

Kështu shfletimi dhe studimi i kësaj historie na nxjerr në pah karakteristikat e vërteta të shoqërisë feudale të kohës, ku martesat luanin veçse rolin e aleancave politike dhe koalicioneve ushtarake. Edhe fisnikëria shqiptare nuk përjashtohej nga marrëdhënie të tilla, ku funksioni kryesor i martesave dinastike ishte ai politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.