Deputetja e Tiranës, Jorida Tabaku e konsideroi ftesën e Veliajt si një demagogji për të mbuluar dështimin e ish-ministrit.
Deklarata e Tabakut: Për çfarë e fton në debat ErionVeliaj, dr.Halim Kosovën?
Në vazhdën e shoë-t propagandistik kandidati që do të mbetet i tillë fton në debat dr.Halim Kosovën, por se për çfarë, e ka të vështirë ta thotë.
E fton në debat për 20 mijë familjet që hoqi nga ndihma ekonomike për të futur miq dhe familjarë të tij dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës?
E fton në debat për rritjen e çmimit të energjisë apo për faktin se ende nuk ka dhënë asnjë kompensim për familjet në nevojë?
E fton në debat për mijëra vende pune të mbyllura?
E fton në debat për mijëra familje që kanë marrë rrugët e emigrimit?
E fton në debat për 95% të shqiptarëve që marrin borxh për bukën e fëmijëve?
Apo për mijëra të rinj që enden të papunë rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë, apo për pensionistët që me pseudo reformën e tij u jep 200 lekë në ditë?
Z.Kosova ka prioritet interesat e qytetarëve dhe të qytetit, jo propagandën mediatike me pyetje që i bën stafi dhe përgjigje të parapërgatitura, pa vizion, pa platformë dhe vetëm demagogji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/