Kryeministri Isa Mustafa, ironi me mediat e Prishtinës në ditën e shtypit

Kryeministri Isa Mustafa, ironi me mediat e Prishtinës në ditën e shtypit

69
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zgjedhur ditën e lirisë së shtypit t’i kujtojë gazetarëve se duhet të jenë profesionistë së pari. Ai ka vënë në lojë disa kronika që bënin fjalë për shpenzimet e qeverisë së Kosovës por që ishin tashmë të vjetëruara për shkak se u përkisnin dy viteve më parë.
Postimi i Mustafës: “Në ditën e lirisë së shtypit, mediat elektronike japin të dhënat për shpenzimet qeveritare për periudhën 2009-2013, dhe kritikojnë Qeverinë e vitit 2015. Edhe kjo ndodhë tek ne. Sa për korrektësi shpenzimet për mallra dhe shërbime në tremujorine parë janë rreth 14% më të ulëta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2014”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY