Ndeshja elektorale në Fier po bëhet gjithnjë e më interesante. Një prej figurave të njohura të së majtës në këtë bashki, Albert Çaçi është tashmë zyrtarisht kandidat i PSD-së për Bashkinë e Fierit. Sic mësohet nga burime të KQZ, Çaçi ka depozituar 2950 firmat e kërkuara si kriter për regjistrimin e kandidaturës së tij.
Prej disa javësh ishte përfolur emri i Albert Çaçit dhe kandidimi i tij për PSD-në e Skënder Gjinushit. Ai ka qenë deputet i PS-së për tre legjislatura deri në vitin 2013, zv.ministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe një nga eksponentët e lartë të PS-së në Fier.
Dalja e tij në garë si kandidat i PSD-së vjen pas shpërfilljes, që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri atij si eksponent i PS-së dhe Skënder Gjinushit si aleat i koalicionit fitues të 23 Qershorit.
Gara për Bashkinë e Fierit, me kandidimin e Çaçit pritet të sjellë një ngushtim të theksuar të diferencës së votave mes PS dhe PD, dhe kandidatëve respektivë të tyre Armando Subashi dhe Enkelejd Alibeaj, transmetoi sot një prej televizioneve të mëdha të vendit, Top Channel.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/