Televizionet, beteja mes Topit e Klanit. Cila është renditja

Televizionet, beteja mes Topit e Klanit. Cila është renditja

85
0
Shares

Revista “Monitor” ka publikuar të dhënat e paraqitura nga kompania Telemetrix për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015 (një javë normale, në një periudhë kur të gjithë televizionet kanë programacion të plotë) matur në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale.
matjet kanë konstatuar se “kultura turke” përcakton audiencat në televizionet e Tiranës. Për shkak të transmetimeve të telenovelave turke Top Channel nuk kryeson. Sipas Telemetrix, “3 kanalet TV që kanë arritur Rating më të madh mesatar të javës së matur janë Klan TV (6.4%), Top Channel (4.7%) dhe Vizion+ (3.1%)”.
Në një speciale të “Monitor” një vit më parë, për javën 31 mars – 6 prill 2014, 3 kanalet TV që kanë arritur ‘Rating’ më të madh mesatar të javës ishin Top Channel (5.5%), Klan TV (5.4%) dhe në pozicion të tretë me një diferencë jo të vogël, Vizion + (2.9%). Këtë vit është TV Klan ai që ka marrë kryesimin, duke thelluar diferencën me Top Channel, ndërsa Vizion Plus vazhdon të ruajë vendin e tretë. TV Klan që arrin të marrë një ‘Share’ prej 19.66% (përqindja e familjeve që e kanë ndjekur këtë televizion përgjatë javës) dhe Top Channel, pak më poshtë në 15%. “Asnjë prej këtyre kanaleve TV nuk dominon gjatë 24 orëve të ditës, por dallohet qartë konkurrenca e tyre midis fashave të ndryshme kohore”, – pohon Ermal Çela, Drejtor Operacional i Telemetrix.
Bashkim Hoxha, me emisionin “Koha për t’u zgjuar”, në neës24 vijon të jetë zëri i parë që pjesa më e madhe e teleshikuesve preferojnë të dëgjojnë në mëngjes, me leximin e gazetave dhe “qarjen e halleve” të qytetarëve. “Wake Up” në Top Channel renditet i dyti pas Neës 24 deri në orën 8:00, kur e ndjekin kryesisht ata që preferojnë të informohen, teksa bëhen gati për të shkuar në punë. “Aldo Morning Show” i TV Klan kalon i pari vetëm pas orës 8:00, kur me programin e tij argëtues arrin të marrë të gjithë vëmendjen e shtëpiakeve. I katërti renditet programi i mëngjesit në Vizion Plus, ndërsa në vend të pestë këtë vit shfaqet ABC Neës, që ka lënë pas Agon Channel, që një vit më parë ishte programi i pestë më i ndjekur.
Në fashën orare të mesditës (10:00-15:59), një periudhë pak e qetë për televizionet, ku audiencën kryesore e përbëjnë femrat shtëpiake, shikueshmërinë më të lartë e ka marrë TV Klan, me ritransmetimin e telenovelave, i ndjekur nga Top Channel dhe Vizion Plus. (
Nga Ornela Liperi)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY